Arben Ristani: Jam i pastër, por në rast dënimi preket karriera dhe morali

12 Nëntor 2019, 22:07

Arben Ristani thotë se është i pastër dhe se nuk rrezikon asnjë dënim në lidhje me historinë e lobimit të dyshuar me para ruse në SHBA.

Cili është dënimi që rrezikoni dhe sa e prek karrierën?
Cdo lloj dënimi i tillë prek karrierën, moralin dhe nderin e dinjitetin e personave përkatës. Akuza është e montuar politikisht. Unë nuk rrezikoj asgjë, vetëm atë që mbetet te publiku që dëgjon se Arsen Ristani akuzohet. Unë jam i pastër në këtë rast.

Basha ka firmosur, a rrezikon?
Ai nuk rrezikon për atë që ka firmosur, se ka firmosur një kontratë të ligjshme. Unë besoj se Muzin nuk i ka marrë këto para nga Basha. Shkeljet e ligjit sigurisht që dënohen, unë jam jashtë kësaj historie.