Arbitrimi i njëanshëm, boksieri Beqiri lë ndeshjen në gjysmë! Zv/trajneri për 'Report TV': Padrejtësi! U penalizuam ekstremisht

30 Qershor 2022, 17:04

Me medaljen e bronxit në Botëror, Alban Beqiri e kishte të sigurt medaljen në Lojërat Mesdhetare në Algjeri. Por në mënyrë demonstrative boksieri shqiptar është tërhequr nga ringu duke lwnw ndeshjen çerekfinale me pretendimin se arbitri po tregohej i padrejtë dhe po favorizonte kundërshtarin alegjerian. Për Report TV zv/trajneri i kombëtares Renato Kurti thotë se sportistit i është ngrënë haku dhe se vetë arbitrat e ndeshje i kanë kërkuar falje për këtë.