Ardi Veliu te 'Siguria': Kemi goditur 34 grupe kriminale, marrëveshje me FBI-në kundër terrorizmit

21 Nëntor 2019, 10:37 | Përditesimi i fundit: 2019-11-21 18:17:45

TIRANE-Në Komisionin e Sigurisë po zhvillohet seanca dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu lidhur me situatën aktuale të sigurisë në vend si dhe konstatimet e kryera nga vizitat e Komisionit për Sigurinë Kombëtare në drejtoritë vendore të Policisë.

Veliu deklaroi nga janari deri në tetor të këtij viti janë goditur 34 grupe kriminale, nga 35 raste që janë referuar.  "Janë goditur 34 grupe kriminale, 22 me aktivitet në fushën e narkotikëve, 6 krimet ekonomike dhe 6 në trafiqet e paligjshme. Gjithsej janë referuar 35 raste të referuara për grup kriminal" tha ai.