Arena Kombëtare kalon testin/ Fitoren e parë e shijojnë vajzat e Vllaznisë kundër Apolonisë!

11 Nëntor 2019, 09:00 | Përditesimi i fundit: 2019-11-11 09:06:21

Është mbyllur me sukses sfida mes vajzave të Vllaznisë dhe Apolonisë së Fierit, ndeshje kjo që shërbeu edhe si test për stadiumin Arena kombëtare që do të inagurohet një javë më pas ku Shqipëria do të përballet me Francën për ndeshjet eliminatore për Euro 2020.

Vajzat e Vllaznisë u janë dashur 78 minuta lojë që të kalojnë në avantazh me anë të , Arbiona Bajraktarit. Por vetëm 2 minuta më pas Vllaznia ka shënuar sërish duke dyfishuar shifrat në 2-0 me anë të një goli të bukur nga Esi Lufo. Topi u godit fillimisht nga Megi Doçit nga afro 35 metra, topi u përplas në traversë, teksa Lufo e shtyu drejt rrjetës nga fare pranë vijës fatale.Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampionatin Shqiptar të futbollit për femra. Report Tv solli pamjet që nga fillimi i kësaj ndeshje e deri në fund të saj ku u mbyll me një festë të vajzave të Vllaznisë. Kjo ndeshje ishte edhe një test i mirëfilltë për impiantin 75 milion eurosh që mesa duket e kaloi me sukses.  Me kërkesë të UEFA-s janë shpërndarë 10 mijë bileta për të bërë një testim ashtu siç duhet të impantit të kryeqytetit, që vetëm pas pak ditësh do të rikthejë në ‘shtëpi’ kombëtaren shqiptare. Megjithëse biletat ishin falas në stadium nuk pati pjesëmarrje masive por të pranishëm ishin rreth 7 mijë tifozë.

Kujtojmë se takimi mes Vllaznisë dhe Apolonisë për vajza ishte në program të dielën e kaluar, por ajo u shty për shkak se u bë rimbiellja e barit të fushës për stinën e dimrit.  Ndërkohë përgjatë gjithë ditëve të fundit është folur nëse stadiumi do të jetë apo jo gati për ndeshjen kualifikuese me Francën, e cila luhet më 17 nëntor, por në të gjitha daljet e tyre drejtuesit e federatës kanë dhënë siguri se ndaj kampionëve të botës do të luhet në këtë impiant.

Për të ndjekur sfidën e sotme të pranishëm do të jetë edhe disa inspektorë të UEFA-s, të cilët pas konfirmimit në parim do të bëjnë edhe ‘kualidimin’ përfundimtar të stadiumit. Ndërkohë Report Tv solli edhe pjesën tjetër të medaljes së stadiumit Arena Kombëtare. Në këtë stadium edhe pse në fushën e  blertë u kalua me sukses prova jashtë fushës po i jepet dora e fundit e punimeve. Nga jashtë stadiumit janë ende makineritë e rënda që pritet të punojnë edhe gjatë javës së ardhshme deri më 17 nëntor në përballje Shqipëri - Francë.