Arilena Ara fiton Festivalin e 58, ja kush e përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

23 Dhjetor 2019, 11:50

Arilena Ara është shpallur fituesja e cmimit të parë të Festivalit të 58 të Këngës në Radio-televizionin Shqiptar me këngën e saj "Shaj". Këngëtarja e njohur do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës "Eurosong 2020".  Ajo arriti të triumfojë mes 12 artistëve finalistë, e ndërsa Elvana Gjata, e cila u përfol si një nga fitueset e këtij festivali u rendit në vendin e dytë. Në vendin e tretë u rendit Sara Bajraktari. Në fjalën e saj si triumfuese e këtij festivali, Arilena u shpreh se nuk bënte muzikë për trofe, teksa ia dedikoi fitoren babait të saj, që e sheh nga lart.

Kupën e fitores ia dorëzoi Jonida Maliqi, fituesja e Festivalit të 57 të Këngës që përfaqësoi Shqipërinë në skenën europiane, duke e quajtur atë një përvojë të paharrueshme.