Rama në shtëpinë e Arjan Salës: Detyra jonë ta respektojmë e nderojmë! Ka bërë heroizëm të rrallë

29 Mars 2021, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2021-03-29 12:57:31

Kyeministri Edi Rama i ka dorëzuar titullin 'Dëshmor i Atdheut' familjes së Arjan Salës, për 32-vjeçarin që ndërroi jetë pasi shpëtoi 20 punonjës në zjarrin që ra para disa ditësh në magazinën e qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë. 

Në vizitën që zhvilloi sot pranë familjarëve të 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën mes zjarrit duke shpëtuar shumë punonjës të tjerë, Rama teksa i dorëzoi vendimin që e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut” tha se është detyrë e shtetit ta respektojë për shkak se ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë.

"Ka bërë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta ska çmim s'kthehet, por sidoqoftë ne menduam se është detyra jonë ta shpallim dëshmor atdheu. Të gjitha këto janë më shumë në respekt. Të rroni ta kujtoni gjithmonë.E di se është e tmerrshme se imagjinoj dot, por thashë duhet të jeni shumë krenarë sepse ka bërë një akt ka shpëtuar shumë njerëz. do ishin shumë familje duke qarë sot. Duhet të jeni shumë krenar. Disa gjëra janë të pashpjegueshme.

Thonë se të gjitha rregullohen përveç nënës që nuk mund të pajtohet me këtë. Për të tjerët jeta vazhdon. Trimi ka bërë zemra edhe edukata që i keni dhënë. Këto e kanë bër trim. Nuk i ka kthyer shpinën të tjerëve po ka shkuar deri në fund dhe fatkeqësisht. Kur merr të rinj i zgjedh gjithmonë thonë", tha Rama.