Arjan Salaj vdiq mes flakëve në magazinë, Report Tv zbardh ekspertizën paraprake: Shkak një shkëndije elektrike! Zjarri u fik fillimisht, por u aktivizua pas 30 minutash

28 Mars 2021, 15:12

Report Tv zbardh ekspertizën paraprake për zjarrin e rënë në magazinën e nëndheshme disa ditë më parë në një qendër tregtare në Tiranë.  Zjarri në magazine me mallra plastike e veshje, dyshohet se nisi pas një shkëndije elektrike në kabullin e neonit.  Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta që forcave zjarrfikëse ju deshën mbi 2 ditë për t’i shuar zjarrin, pasi temperatura në magazinë arriti mbi 900 gradë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se zjarri ka rënë rreth orës 15:00 teksa punëtorit prisnin kamionin me mall. Të parët që tentuan të shuajnë zjarrin ishin punonjësit e sigurisë mes tyre edhe Arjan Salaj, që fatkeqësisht u gjet i pajetë ditën e djeshme në magazinën e shkrumbuar.  Punonjësit e sigurisë shuan flakët por jo vatrën e për pasojë, zjarri u riaktivizua më pas.