I vendosur në qendër të lagjes më të vjetër dhe i rrethuar nga shtëpitë e banorëve Amfiteatri Antik i Durrësit është monumenti më i rëndësishëm i këtij qyteti. Drejtori i drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Durrës, Alban Ramohitaj, teksa na rrëfen se ky amfiteatër u zbulua nga arkeologu i mirënjohur durrsak, Vangjel Toçi, në vitin 1966, shton se gjatë këtyre viteve janë kryer gërmime arkeologjike.
Zoti Ramohitaj, gjendemi në galeritë e Amfiteatrit të Durrësit, ku shohim edhe turistët që janë duke i vizituar këto hapësira. Si po arrini që t’i përballoni këto flukse turistë?
Amfiteatri i përket shekullit të II-të edhe është ndërtuar nga romakët. Përveç mureve që janë zbuluar në vitin 1966 nga arkeologu i njohur Vangjel Toçi, vijojnë edhe gërmime për pjesën tjetër të këtij Amfiteatri. Ka nisur shpronësimi i banesave që janë mbi amfiteatër edhe në të ardhmen njerëzit do të kenë mundësi të vizitohet i gjithë. Brenda në Amfiteatër është edhe një pjesë e rëndësishme e një kishe, e vetmja që ka një mozaik në mënyrë vertikale. Ne kemi në DRKK-n një staf që mbulojnë fluksin e vizitorëve me orare të ndryshuara, nga ora 9.00 e paradites deri në 21.00 të darkës. Por kemi arritur edhe një marrëveshje me Universitetin e Durrësit dhe për herë të parë studentët vijnë që të japin ndihmesën e tyre, për të shoqëruar të huajt apo njerëzit e tjerë, që vijnë të vizitojnë këto objekte. Ndërsa, Ministria e Turizmit rikthehet sërish me SmileAlbania, ku vullnetarët orientojnë turistët për pikat që mund të shikojnë në Durrës.
Përpos Durrësit, ju menaxhoni edhe trashëgiminë kulturore në Krujë, Tiranë, Elbasanin edhe Fier. Çfarë mund të na thoni për këto qytete?
Në të njëjtën mënyrë po punojmë edhe në këto qytete. Punonjësit tanë përgjigjen në Mozaikun e Tiranës, por edhe në kishat e ndryshme në Elbasan. Këto bëhen edhe përmes guidave, ndërsa, ne bëjmë të mundur edhe shpërndarjen e materialeve, që mund të shikojnë turistët.
A kemi një listë konkrete të objekteve që ju menaxhoni deri më tani edhe cilat janë në rrezik?
Janë 2000 objekte që kemi në këto qarqe. Përveçse urdhërit të Ministrit është edhe detyra jonë kryesore, që të kujdesimi për objektet në natyrë.
Mungesa e restauratorëve ka qenë një problematik e mbartur ndër vite, sa u përket ndërhyrjeve që bëhen në monumente të ndryshme. Si arrini ta përballoni situatën?
Ne kemi specialistë në sektorët tanë, por janë marrë edhe disa iniciativa për trajnimin e tyre. Sa i përket pjesës së restaurimit ne kemi për detyrë që të punojmë me kompani-restaurimi të licencuara pranë Ministrisë së Kulturës për objektet e trashëgimisë. Një pjesë e restaurimeve bëhet edhe nga punonjësit e specialistët tanë. Por ne jemi të detyruar, që këto t’i bëjmë nëpërmjet kompanive të licencuara.
Ndërkohë, që drejtoria juaj është në varësi të Ministrisë së Kulturë s, si është bashkëpunimi me bashkinë?
Pas ndryshimeve që janë bërë në ligj, përmes dokumentacioneve përkatëse që kanë ardhur nga MK janë njoftuar edhe bashkitë përkatëse, edhe të gjitha lejet jepen pasi bëhet verifikimi i ndërtimit edhe i zonës nga instancat përkatëse.
Një nga diskutimet më të mëdha ka qenë për Velierën. Si e keni gjetur situatën? Çfarë po ndodh aktualisht?
Veliera është një nga objektet më të rëndësishme të qytetit tonë. Edhe është një objekt që ka pasur debate mbi të. Është kontestuar edhe ka shkuar në procese gjyqësore. Pasi ka përfunduar proceset, ka nis që të zhvillohet projekti në bazë të një vendimi gjyqësor. Ne kemi dërguar specialistët tanë që të mbajnë shënime për punimet që janë bërë. Kemi bërë komunikim me ta edhe puna atje vazhdon, sipas projektit.
Sa është buxheti vjetor i DRKK-s?
Është 3 mln e 200 mijë lekë të reja, që ne e menaxhojmë për mirëmbajtjen e objekteve dhe për restaurimet. Ka përfunduar pjesa e tendës së Mozaikut të Tiranës, kemi në proces pjesën e Kalasë së Prerëz, për t’u dhënë mundësinë turistëve që të shkojnë për ta parë. Nga prishja e të gjithë objekteve kanë dalë herë pas here mure të reja, që ne duhet që t’i mbrojmë. Por kemi edhe projekte, që do t’i kemi në procedura prokurimi kur të bëjmë pjesën e restaurimit. Nuk është një shumë e madhe, por nuk është as e vogël si vlerë, pasi ne objektet i kemi në mbikëqyrje, por ka edhe ndërhyrje që bëhen drejtpërdrejtë edhe nga Ministria e Kulturës. Për shembull, kisha e Shën Gjergjit në Libofshë, që është bërë nga fondet e vet MK dhe IMK-s. Është një kishë me vlera të mëdha. Fondi i emergjencës është edhe e ka MK. Ka edhe një sensibilizim të madh nga vet komuniteti. Çdo drejtori ka një specialist që mban kontakte edhe krijon ura lidhë se me shkollat.
Nëse ndalim në Elbasan, sa punonjës keni?
Në Elbasan ne kemi pesë specialist; arkitekt, inxhinier, arkeolog edhe një punonjës mirëmbajtje. Është e vërtet që nuk mjaftojnë. Por kemi një bashkëpunim shumë të mirë me bashkitë e këtyre qyteteve, sepse bëjnë pjesën e mirëmbajtjes së pastrimit nga barërat.
Çfarë ndodh kur në këto gërmime bëjmë zbulime të reja, ku ruhen?
Konkretisht është një grup Itali-Shqiptar në Amfiteatrin e Durrësit. Ato dokumentohen edhe nuk rimbushen përsëri me dhe, por lihen të shikohen që të jenë të vizitueshme. Ndërsa, për gjetje që gjenden aty, pasi merren, dokumentohen edhe lihen në muzeun arkeologjik të Durrësit.
Dhe së fundmi, cilat janë aktivitete kulturore, që po prezantoni gjatë kë tij sezoni?
Ne kemi një kalendar që po e zhvillojmë gjatë mureve të verës, për faktin që këto objekte të jenë të vizitueshme edhe në orare më të zgjatura. Në Amfiteatër kemi bërë një kinema verore, që u jep mundësinë turistëve që të shikojnë filmat në këtë Amfiteatër këtë vit. Aktiviteti i Muzikë s së Dhomës po kryhet i gjithë brenda në Muzeun Arkeologjik.