Arkeologu: Që nga viti 1981 në muze, s’ka lëviz asgjë. Ndërsa te Mozaiku i Tiranës gërmimi duhet bërë i plotë

19 Prill 2021, 21:46

Një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve, 18 prillit, Muzeu Historik Kombëtar realizoi një diskutim mbi diversitetin kulturor. Drejtori i këtij institucioni Dorian Koçi nisi fjalën e tij me lajmin e mirë për vizitorët, se pesë muaj pas dëmtimit të xhamave të këtij institucioni për shkak të protestave të dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës, puna ka marrë udhë për vendosjen e tyre
“Jemi në një ditë të monumenteve, meqenëse edhe mediet janë këtu, doja që të jepja lajmin se tashmë ka nis puna për vendosjen e xhamave në Muzeun Historik Kombëtar, që janë dëmtuar që në 10 dhjetor 2020-s për shkak të protestave, që ne i kemi dënuar si akte që nuk reflektonin kulturën”, shprehet drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Kocci, rrëfen më tej edhe rëndësinë e datës 18 Prill në mbarë botën, sa u përket monumenteve të kulturës.

Ndonëse i ftuar për të diskutuar mbi rëndësinë e diversitetit kulturor në vendin tonë, arkeologu Neritan Ceka ngre shqetësimet e mbartura për këtë institucion që nga viti 1981, duke bërë apel shtetit që t’u lihet hapësira e duhur specialistëve dhe jo patronazhistëve