Armando Duka: Stadiumi i Kukësit mbaron para vitit 2020!

17 Nëntor 2019, 21:33

Kreu i FSHF Armando Duka ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët për ndërtimin e stadiumit 'Air Albania'. Ai u shpreh se tashmë pritet përfundimi i stadiumit të Kukësit para vitit 2020 dhe ndërtimi i fushave të minifutbllit në tre vitet e ardhshme.

"Jemi në një festë dhe ndaj dua të them vetëm falenderime. Falenderoj presidentin e UEFA i cili ka ndikuar financiarisht në ndërtimin e këtij stadiumi. Falenderoj kryeministrin Rama i cili ka iniciuar dhe ka mbështetur çdo fazë të këtij projekti. Stadiumi i Kukësit do të përfundojnë në vitin 2020. Do të nisim ndërtimi i të gjithë fushave të minifutbollit në tre vitet e ardhshme", u shpreh Duka.