Armando, pëllumbi 1.25 milion euro

19 Mars 2019, 09:35

Shtëpia e ankandit Pipa ka organizuar ankandin për shitjen e Armandos, pëllumbi garues 5 vjeçar, më i miri pëllumb belg i distancave të gjata më i miri i të gjitha kohërave, i njohur dhe me epitetin  “Lewis Hamilton i pëllumbave të kohëve moderne”. Pëllumbat nuk janë të gjitha njësoj, sidomos kur bëhet fjalë për ata që rriten në Belgjike.

Sipas portalit "Pigeon Paradise", i specializuar në mbarështimin e pëllumbave,  "Armando" është fryt i Joël Verschoot, një nga mbarështuesit më të respektuar të pëllumbave në Belgjikë. “Pigeon Paradise” është një qëndër që merret eskluzivisht me riprodhimin e pëllumbave.

Vitin e kaluar në këtë qëndër  u shiten  pëllumba garash me vlerë totale 23 milionë dollarë, blerë prej miliarderëve kinezë. Këtu kampionet e dikurshem të garave , tani në pension, rriten, edukohen dhe mbarështohen.  

"Parajsa e Pëllumbave” u krijua qëkurse garat e pëllumbave ishin një hobi, kohë kur padronët i lëshonon në fluturim në stacionin e trenit për t’i pritur më pas me padurim në oborret e shtëpive apo dhe shitur për shuma të majme dollarësh. Me kohë hobi për pëllumbat garues u kthye në një industri multi-milionëshe dhe biznes global.  /Përgatiti Ilir Çuçi