Armë dhe kanabis drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinjtë të shpallur në kërkim

17 Shtator 2019, 13:01

SHKODËR- Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi kanë tentuar që të trafikojnë kanabis dhe armë nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Mësohet së në pranga ka rënë Rr. P., 23 vjeç dhe M. P., 21 vjeç, të cilët ishin në kërkim pasi më herët, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg". Unirofmat blu bëjnë me dije se ato u spikatën nga policia duke kaluar kufirin, në vendin e quajtur Shkalla e Selcës, por arritën që të largoheshin duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin, megjithatë arratia nuk u ka zgjatur shumë.

Nga Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në bazë të informacioneve policore mbi personat e dyshuar, për një periudhë 18-mujore ka vazhduar hetimi për mbledhjen dhe sigurimin e provave ligjore për autorësinë e këtij rasti dhe nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore u arrit që të dokumentohet ky rast trafikimi.Gjatë këtij operacioni është sekuestruar 74 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri dhe fishekë luftarakë.   Mbi ta rëndon akuza  për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".