“Armikun e kemi mbërthyer” ,telefonuesi tregon historinë e gjahtarit me zagarin

23 Prill 2020, 11:51

Historinë e gjahtarit me zagarin ka treguar sot në mëngjes një telefonues në “Shtypin e Ditës dhe Ju “ duke i thënë moderatorit Andi Kapxhiu se tashmë armiku nuk është më i padukshëm por qeveria e ka “mbërthyer” koronavirusin:”Qeveria tashmë e di ku është armiku dhe ta rrethojë atje ku është dhe ta mbajë në mbikqyrje. Ne e kemi kapur e kemi mbërthyer armikun dhe nuk ka më nga shkon” e mbylli ai komunikimin.