Arratisja spektakolare e të dënuarit nga salla e gjyqit në Vlorë, ndalohen dy policët që e shoqëronin

24 Maj 2018, 17:16

Arratisja e Mikel Kasës, 29-vjeç, një ditë më parë nga kati i dytë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Vlorës, bëri jo pak bujë në media për shkak se e gjithë skena ndodhi në institucionin ku siguria duhet të ishte maksimale.

Ai u arratis në prani të dy policëve që e shoqëronin, ndërsa përshkoi korridoret e gjykatës i pandaluar nga askush. I riu iu iku dy policëve të Burgjeve që e shoqëronin, Gjolek Hodaj dhe Granit Zani. Ndaj këtyre të fundit, pas marrjes në pyetje nga prokuroria e Vlorës një ditë më parë, kanë nisur hetimet.

Ata janë ndaluar nga policia mëngjesin e sotëm me urdhër të prokurorisë. Dy efektivët e Burgut të Vlorës kishin për detyrë të shoqëronin dhe ruanin të dënuarin me 3.4 vite burg për rrëmbim dhe kanosje, Mikel Kasa.

    No videos found.