Arrestimet në Gjykatën e Krujës, Fehrati: SPAK po vepron! Qytetarët në zgjedhje vlerësojnë punën

11 Shkurt 2021, 14:39 | Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 14:39

Arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe zyrtarëve të Gjykatës së Krujës, deputetja Klodilda Fehrati në një intervistë në Report Tv e kosideron një lajm të mirë që sipas saj tregon se SPAK po vepron. Ndërsa e konsideron këtë një lajm të mirë, deputetja thotë se lajmi i keq është fakti që edhe pse reforma në drejtësi po bëhet dhe në mënyrën më efikase, në sistem ka ende nga ata që s'e kanë mbledhur mendjen ende.

"Për mua lajmi i mirë është se SPAK po vepron. Nuk e njoh si çështje. Ideja është se për sa kohë është parandaluar një veprim i rindë kjo tregon se SPAK ka vepruar dhe organet kanë qenë efiçente. SPAK ka qenë në veprim. Lajmi  i keq është se edhe pse reforma në drejtësi bëhet ka raste të atyre që shërbejnë në drejtësi, që se kanë mbledhur mendjen akoma", tha ajo.

Teksa ka folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021 ka deklaruar se fushata po zhvillohet në takime të vogla dhe derë më derë duke respektuar masat anti COVID. Bazuar në eskperiencën e saj në politikë, ajo thekson se qytetarët dinë të analizojnë punë e bërë dhe nuk varen nga lidhja që kanë me partinë.

"Kam 3 vjet në këtë njësi dhe qytetarët dinë të vleësojnë. Qytetarët dinë të analizojnë se kush do jetë forca politike që dinë të përkrahim. Dinë të vlerësojnë dhe asnjëherë sduhet ta marrim të mirëqenë se një votues i përket një partie. Fushata është një analizë e punës së bërë. Njësia 3 problemet para 3 vjetësh i ka pasur me infrastrukturën dhe kjo është përmirësuar ndjeshëm. Atje mund të kenë ngelur 2 ose 3 rrugë që kanë nëvojë për përmirësim. Qytetarët janë të ndërgjegjshëm dhe ka propbleme me infrastrukturën minimale për të cvilën po punohet përditë. Problemet tjera që shihen duke thënë se problemet e infrastrukturës nuk janë të rënda. Janë disa familje të prekura nga tërmeti që duhen rikonstrukturar.

 

b.ha./Shqiptarja.com