Arrestimet në Kukës, qytetarët protestë para komisariatit: Lironi vëllezërit tanë

1 Prill 2018, 17:11

KUKES- Mbi 100 qytetarë të Kukësit të mbështetur edhe nga banorë të zonave të tjera nga verilindja e vendit, por edhe nga Tirana kanë protestuar para komisariatit të policisë duke kërkuar lirimin e 23 personave të arrestuar nga policia për dhunën dje gjatë tubimit në Rrugën e Kombit kundër tarifës.

Protesta pasditen e sotme para komisariatit është thirrur nga tifozët e ekipit të futbollit të Kukësit të njohur me emrin ‘Armata e Veriut’. Qytetarët e Kukësit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lirojë protestuesit që u arrestuan. Ata shprehen të vendosur që të do të vijojnë që të protestojnë deri në momentin që të lirohen vëllezërit e tyre nga komisariati.

    No videos found.