Arrestimet për tenderat e Burgjeve, Kryemadhi: Gjonaj po shantazhon drejtësinë

7 Shkurt 2019, 14:08

Dje u arrestuan 4 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa 8 janë lënë në detyrim paraqitje për abuzim me tenderat (lexo këtu). Gjithashtu po verifikohen edhe 2 ish-ministra të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Kjo ka bërë që kryetarja e LSI-së, Kryemadhi të reagojë nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar ministren e Drejtësisë për shantazh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

"Problemet janë pafundësisht dhe nuk di ku ta kapësh dhe ku ta lëshë, nga fshehja e një vepre makabre ndaj një fëmije nga fëmijët. Më e rëndë është sesi vijojmë dhe ta mbulojmë cdo ditë e më shumë për të mbrojtur disa policë të papërgjegjshëm. Është e njëjta metodë e kryeministrit, gënjen se dicka do të mbetet. Rama i quan qenër, por qeni është një kafshë besnike, por ka edhe nga ata qenë që nuk e dinë se cfarë do të thotë të jesh qen, sepse një kryeministër që përdor bashkëpunëtorët e tij si qen për të kafshuar shokët e tyre, e di shumë mirë se cfarë do të thotë qen. Ashtu si ministrat e Ramës që nuk përfaqësojnë vullnet politik, por një sekt kriminal për të mbrojtur lidhjet me krimin. Nuk po merrem me atë të Drejtësisë se nuk qenka në sallë, por meqë ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin po i bëj me dije asaj se shantazhi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhet shkelje ligjit.