TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka i ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv u shpreh se ka dyshime se arrestimi i botuesit Henri Çili ka prapavijë politike. Për ish-deputetin demokrat, Çili ra në grep, por nuk është 'peshku' i madh. Megjithatë, ai tha se nëse akuzat janë të vërteta duhet të paguajë pasojat.
"Unë do të doja që të mos ketë këto akuza një analist si Henri Çili, uroj të mos ketë një prapavijë politike, sepse Henri ka luajtur kështu, 90% ishte me pushtetin dhe kur e shikonte se po rrëzohej kalonte në anë tjetër të opozitës duke u përgatitur për pushtetin e radhës. Këtë bëri edhe në 2013. Uroj të mos ketë qenë kjo, pse i doli kundër qeverisë. Nga ana tjetër, nëse është e vërtetë akuza pastaj këtu është histori tjetër. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe jam kategorik kundër cdo kujt që ngre dorën kundër policisë. Uroj dhe dëshiroj që të mos ketë prapavijë. Dëgjova se akuzohet për ndikim të paligjshëm, do të thotë se ka tentuar të korruptojë dikë, Dvoranin. Por si mund të arrestosh korruptuesin, por jo të korruptuarin. Kur arreston këtë, po gjyqtarin? U përfol gjithë paraditen kjo cështje dhe pasdite thuhet se u ra. Dvorani nuk e mohoi njohjen dhe kontaktin.