Pas arrestimit të Vladimir Gjutës, 10 minuta para se të mbaronte mbledhja e Kryesisë në Partinë Socialiste, ka bërë që Garda të rriste sigurinë e kryeministrit Edi Rama.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Rama fillimisht ka ardhur me makinën e tij 'Benz', ndërsa më pas është larguar për çështje sigurie me makinën "Lincoln" e cila është e blinduar.
Report tv ka siguruar edhe pamjet në momentin kur Rama futet në makinën e blinduar.