Arrestimi i ish-kryebashkiakut Kajmaku me 20 kg kokainë, reagon për herë të parë PS: Përshëndesim zbatimin e ligjit për këdo

14 Qershor 2022, 11:50

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për herë të parë për arrestimin e ish-kryebashkiakut të PS-së, Agim Kajmakut me 20 kg kokainë në Itali.

‘Sa herë që ligji funksionon mbi këdë PS përshëndet vendimet e organeve të policisë dhe të drejtësisë. Ky është një qëndrim i qartë ynë dhe mbi këdo. Nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni në PS.’- tha Balla.