Arrestimi i Klement Balilit reagon politika shqiptare

15 Janar 2019, 20:02

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas dorëzimit në policinë e shtetit të Klement Balilit. “Përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me probleme mjaft serioze me ligjin. Falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbtuese, por edhe partnerët tanë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot” tha kreu i shtetit.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi i shumëkërkuari Klement Balili ka përfunduar në prangat e policisë. Në reagimin e tij, Rama është shprehur se ky është një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar duke mos harruar që të urojë për arritjen ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Policinë e Shtetit dhe SHISH.

Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH,”- shkruan Rama. 

Më tej Rama shkruan se kapja e Klement Balilit është një nga operacionet më të sofistikuara policore, i cili ka vijuar për muaj të tërë dhe vetëdorëzimi i tij është përfundimi i tij me sukses.

“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës. Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë. Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij,”- e mbyll Rama. 

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se ‘Escobari i Ballkanit’ i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar. ‘Peshku i madh’ apo ‘Magjistari’ sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë

    No videos found.