Kryeministri Edi Rama ka folur në Fier për arrestimet në Gjykatën e Krujës, ku iu vunë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha si edhe mjekut Edvin Prifti. Rama thotë se këto nuk janë goditje elektorale siç janë hedhur akuza. Rama ka ironizuar dhe deklaratat e fundit ku thuhet se mjeku Prifti i cili akuzohet për shpërdorim detyre, si dhe iu kap një sasi e madhe parash, është goditur për shkak të bindjeve të djathta.
