Arrestimi i Rexhep Rrajës, reagon kryeministri Rama: Inkurajoj prokurorinë, të mos ndalet deri në fund!

30 Shtator 2018, 17:22 | Përditesimi i fundit: 2018-09-30 17:22:18

Pak minuta pas lajmit për arrestimin e djalit të deputetit, Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një status në Twitter, Rama thotë se drejtësia është e barabartë për të gjithë dhe se prokuroria nuk duhet të ndalet derisa të kjo ngjarje të zbardhet deri në fund. 

Postimi i Kryeministrit Rama në Twitter

Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund.

Edi Rama, kryeministër

Reagimi i Kryeministrit Rama vjen pas arrestimit për dhunë dhe përndjekje ndaj Xhisiela Malokut, të Rexhep Rrajës. Kryeministri tha dje nga Korca se mazhoranca është në krah të Xhisiela Malokut, dhe se nëse është e nevojshme, prokuroria mund të hetojë edhe deputetin Rrahman Rraja, që sipas Ramës ka një version subjektiv mbi atë që ka ndodhur.

    No videos found.