Arrestimi i shefit të Fushë Arrëzit për përdhunim, Lleshaj: Gjest i ulët kriminal! S'e kthejmë dënimin me vdekje, po punojmë për një plan tjetër

6 Qershor 2020, 10:55 | Përditesimi i fundit: 2020-06-06 14:25:34

"Ka rënë pre e dhunës seksuale nga edukatorët e saj në Shkodër, por më vonë me një sjelle të ulët, pa dinjitet, kriminale dhe të papranueshme të një punonjësi policie që do të duhet të mbrohet para ligjit. Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar qasjen tonë në thelb në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale duke shtuar penalitetet dhe çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët, pasi në shpesh raste dëmet dhe gjëma na ka ardhur prej rojeve, kujdestarëve, atyre që zëvendësojnë prindërit. Dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është thjeshtë cështje e ligjit, masave penale, por sensibilizimit shoqëror për t'u distancuar, që kjo kategori që nuk e meritojnë edhe emrin e njeriut, që të kufizohet, izolohet dhe të bëhet e padëmshme.