Arrestimi i Thaçit, Hoti nga mbledhja e qeverisë: Padrejtësitë karshi një vendi s'mund të vazhdojnë pa fund

6 Nëntor 2020, 19:57

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme ka folur për arrestimin e  ish-presidentit të vendit, Hshim Thaçi, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi nga Haga, duke e quajtur këtë një vendim të padrejtë.

Ai theksoi se padrejtësitë karshi një vendi nuk mund të vazhdojnë pa fund.

"Në kohë të vështira të Covid po kalojmë edhe këtë sfidë. Marrja  e qeveria e Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike. Pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe as me veten dhe as të tjerët. Padrejtësitë karshi një vendi smund të vazhdojnë pa fund", tha Hoti.