'Arrestohen të pabindurit', Rama: Ka përmirësim në respektimin e rregullave! Nesër të jemi më mirë

23 Mars 2020, 16:13

Nga monitorimi i situatës në terren duket se ndërgjegjësimi i qytetarëve po rritet gjithmonë e më shumë, duke e bërë edhe më të lehtë luftën ndaj armikut të padukshëm. Rama shprehet se situata është shumë më mirë se javën e kaluar në lidhje me respektimin e distancës së njerëzve për të bërë pazarin, por edhe rregullave të vendosura. Sigurisht që vend për përmirësim ka shumë, por të shpresojmë që në ditët në vazhdim ata pak qytetarë që zgjedhin të ecin rrugëve për shëtitje, të ndërgjegjësohen dhe të mbyllen në shtëpi në të mirë të familjes së tyre dhe gjithë shoqërisë.