Arrestohet 19-vjeçari që qëlloi me armë në ajër pas konfliktit në Korçë

25 Dhjetor 2020, 18:07 | Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 18:07

KORÇË -Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mëngjesin e kësaj të premte (25 dhjetor) në Korçë. Mësohet se kjo ka ardhur pas një sherri mes të rinjsh në lagjen nr.17 ose siç ose siç njihet ndryshe si lagjja e Radanecit. 19-vjeçari Emiljano Sali ka qëlluar 5 herë me armë në ajër pas një konflikti me 2 persona të tjerë. Pas ngjarjes ai është larguar por është arrestuar pas disa orësh nga policia. Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja të armë.

19-vjeçari u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip "Benz", i cili për t'iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji.Pas disa orësh i shpallur në kërkim është arrestuar 19-vjeçari Emiljano Sali, i cili qëlloi me armë mëngjesin e sotëm në lagjen nr.17 në Korçë.  Ai qëlloi 5 herë me armë në ajër pas një konflikti me 2 persona të tjerë. Report Tv siguron foton e të riut, që qëlloi me armë në ajër.

b.ha./Shqiptarja.com