Arrestohet 32-vjeçari problematik në Korçë, qëllon në ajër me pistoletë

14 Korrik 2020, 21:12

KORCË-Pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës një 32-vjeçar  ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë.

Burime  bëjnë me dije se nuk ka pasur një konflikt ndërsa personi i identifikuar si Fjordi Pane  është problematik dhe një emër i njohur nga policia. Menjëherë pas sinjalit, policia ka shkuar drejt vendngjarjes ndërsa mësohet se i riu është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proceduriale.