Arrestohet 50-vjeçari në Librazhd, u kap me 7.3 kg kanabis në banesë! Kishte kultivuar edhe 75 fidanë në tokë e vazo plastike

8 Qershor 2022, 10:01

Një 50-vjeçar i identifikuar si Thoma Karamuça është arrestuar nga policia e Librazhdit pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike. Nga operacioni i koduar "Target" u sekuestruan rreth 7.3 kg lëndë narkotike kanabis, bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë.