Arrestohet agjenti i krimeve që shpërndante kokainë në Tiranë

26 Qershor 2019, 15:43

TIRANE-Prokuroria në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kanë arrestuar një agjent krimesh të komisariatit nr. 2 me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kokainë. I arrestuari është Ledion Bako.

Ai akuzohet për shpërndarje narkotikësh, shpërdorim detyre, armëmbajtje pa leje dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Nga kontrolli në makinën e të arrestuarit u gjetën një pistoletë pa leje dhe lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Nga operacioni së bashku me Bakon janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. Operacioni u finalizua pas një pune hetimore prej 3 muajsh me metoda speciale të hetimit.