Arrestohet autori i atentatit ndaj shefit të Policisë në Malësinë e Madhe, babai i tij i bëri thirrje për dorëzim

15 Tetor 2020, 19:41 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 21:35:36

Ilirjan Hasanaj, autori i atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, është arrestuar ditën e sotme.

19 vjeçari dyshohet se ka bërë atentatin ndaj Mentor Hasanaj, i cili shpëtoi mrekullisht pasi mori një plumb në kokë dhe 2 të tjerë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.