Arrestohet drejtori i një prej filialeve të Alpha Bank në Tiranë, i vodhi 30 mijë dollarë klientit

13 Maj 2020, 14:06

TIRANË-Drejtori i një banke të nivelit të dytë, të Alpha Bank është arrestuar, pasi akuzohet se i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë. I arrestuari në kuadër të operacionit “Bankieri” është Florant Nako 35 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, 35-vjeçari Nako duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një prej filialeve të Alpha Bank duke shpërdoruar detyrën i ka vjedhur klientit në llogarinë rrjedhëse shumën prej 30.000 dollarësh amerikanë.Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi 4 mujor pas denoncimit të klientit, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga posti. Florant Nako tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .