Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua mbrëmjen e së premtes forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.
41-vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës".