Arrestohet ministri i Shëndetësisë në Zimbabve për një tender 60 mln dollarë, në kërkim biznesmeni shqiptar, shoku i Gert Bogdanit

20 Qershor 2020, 19:46

Një biznesmen shqiptar është përfshirë në një aferë me tendera kurroptive në Zimbabve, ku për këtë ngjarje është arrestuar edhe ministri i Shëndetësisë, Obadiah Moyo.  Në një foto të publikuar nga media "ZimLive" shfaqet edhe ish-deputeti i PD, Gert Bogdani, shok i biznesmenit me emrin Ilir Daja, i cili nuk dihet çfarë roli ka.

Ministri  i Shëndetësisë Obadiah Moyo i arrestuar te premten 19 qershor, akuzohet se ka ushtruar veprën penale të korrupsionit në fushën e tenderave, ndërsa biznesmeni shqiptar Ilir Dedja është në kërkim ndërkombëtar.  Ndërkohë pas daljes para gjykatës, Moyo u la i liri kundrejt garancisë pasurore prej 50 mijë dollarë.