Arrestohet shkodrani me armë, drogë, dhe radio

18 Mars 2019, 17:38

Një person 45-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës, në kuadër të një operacioni të koduar "Kir", ku u sekuestruan armë, drogë dhe radio marrëse-dhënëse.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër farrestuan K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se  në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 4.5 kg kanabis;
- 2 armë zjarri automatike;
- 19 kapsolla per lende plasëse;
- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
- 10 krehera;  
- 77 fishekë;
- 2 radio marrëse e dhënëse. 

Policia thotë se "vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër".