Me pistoletë pa leje në makinë policia arreston Julian Shullazin në Tiranë, goditen 2 raste për armë - mbajtje pa leje e 4 për shpërndarje droge

19 Tetor 2018, 12:03 | Përditesimi i fundit: 2018-10-19 12:06:55

Forca e Ligjit ka ndërmarrë një aksion në lokale dhe banesa në Tiranë i cili ka përfunduar me sekuestrimin e armëve të zjarrit, municioneve luftarake dhe lëndëve narkotike, ndërsa në pranga kanë rënë gjashtë persona.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë - Forca e Ligjit në Territor.

Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe katër raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri pistoletë, automatikë, krehëra, disa fishekë, automjet, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe Kokainë.

Në vijim të zbatimit të Forcës së Ligjit në territor, Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim dhe me shërbimet e tjera të D.V.P. Tiranë kanë ushtruar kontrolle në lokale, ambiente, banesa dhe në akset rrugore të kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që posedojnë sende apo lëndë të kundraligjshme.

Gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Premtim Qendro, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 61 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa dhe një thikë.

- Baftjar Selimi, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Pitall, në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua 2 kg e 147 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

- Ferit Xhani, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pjetër Budi”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 16 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

- Gerli Prifti, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pandi Dardha” iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

- Juljan Shullazi, 27 vjeç, banues në Vorë, pasi në Fushë-Prezë gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Iu bllokua dhe mjeti në cilësinë e provës materiale.

Si dhe u shpall në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, shtetasi :

- A. H., 39 vjeç, banues në Kamëz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik dhe një krehër me sasi fishekësh. Forca e Ligjit në Territor do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.