Arrestohet themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange

11 Prill 2019, 14:09

Të enjten në Londër, policia britanike arrestoi themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.

Arrestimi u krye pas ftesës që policia mori nga ambasada e Ekuadorit, ku zoti Assange po qëndronte që nga viti 2012.

"Julian Assange, 47 vjeçar, u arrestua sot më 11 prill nga policia në ambasadën e Ekuadorit”, u tha në një njoftim të policisë metropolitane.

Ai u dërgua në stacionin qendror të policisë së Londrës ku do të qëndrojë para se të dalë para gjykatës.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi që qeveria e Ekuadorit i hoqi të drejtën e strehimit.