Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PD-së në Lezhë, shiste ilaçe artizanale me pretendimin se shërojnë COVID-19, pranga dhe nipit të tij

14 Korrik 2020, 19:30

LEZHË- Vëllai i ish-deputetit të PD Andon Frrokaj bashkë me nipin, mashtronin qytetarët duke shitur ilaçin kurues për COVID, në këmbim të 20 mijë lekëve.

Pas dy muajsh hetim, në operacionin e  koduar "Kuruesi i rremë" u arrestuan  Frederik Frrokaj, 57 vjeç dhe nipit të tij, Henri Frrokaj, 30 vjeç, banues në Mamurras. Policia kishte marrë njoftim se një person pretendonte se ishte mjek dhe kishte arritur të prodhonte një ilaç që shërbente për t’u shëruar nga COVID-19.