Arrihet marrëveshja e parë e Shengenit Ballkanik, Çuçi: Pakt me Maqedoninë për produktet bujqësore

23 Prill 2020, 13:35

Në kuadër të Shengenit Ballkanik, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë Marrëveshjen për njohjen e Certifikatave Fitosanitare, duke lehtësuar në këtë mënyrë shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore mes dy vendeve. Gjatë një video-konference ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi dhe Trajan Dimkovski, u dakordësuan për variantin final të marrëveshjes, për të cilën është punuar prej rreth 6 muajsh që nga takimi i fundit i tyre në Tiranë, njofton ministria.

“Tani çdo gjë është pothuajse gati. Kemi versionin final të marrëveshjes për njohjen e certifikatave fitosanitare për secilin vend. Jam i lumtur që më në fund finalizuam diçka që e kishim diskutuar që para gjashtë muajsh në Tiranë. Çdo krizë është një mundësi për të ecur përpara, kështu që le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara dhe të nënshkruajmë së bashku këtë marrëveshje shumë të rëndësishme”, tha ministri Çuçi.