Arrihet marrëveshja mes naftëtarëve dhe kompanisë, kreu i sindikatës: Ka filluar firmosja e kontratave

3 Shtator 2020, 13:11

Situata në Ballsh është qetësuar dhe mes naftëtarëve dhe kompanisë është arritur një marrëveshje. Ata po futen me radhë për të plotësuar kontratat individuale të punës. Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj tha se ka qenë një acarim i momentit dhe se puna nuk do të rinisë deri të hënën.