Arrihet marrëveshja, s'ka depolitizim! PS: U tërhoqëm që PD të futej në zgjedhje! Identifikimi elektronik 100% në letra, por në terren në dorën e ekspertëve të huaj!

5 Qershor 2020, 23:15 | Përditesimi: 6 Qershor 2020, 10:20

Tym të bardhë nga Këshilli Politik! Palët kanë arritur që të sigurojnë një marrëveshje! Pika e vetme që i ndante ishte depolitizimi i Komisioneve Politike, por që tanimë është gjetur një dakordësi. Që do të thotë se komisionet zgjedhorë do të mbeten siç kanë qenë në 2 zgjedhjet e ardhshmme, ato parlamentare dhe lokale.  Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t'u diskutuar që janë ndryshimi i sistemit, ligji për Referendumet dhe financimi i partive

    r.k./Shqiptarja.com