Arrijnë në Itali 60 infermierët shqiptarë! Luigi Di Maio i falenderon të gjithë me dorën në zemër

20 Prill 2020, 17:00 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 17:13:24

Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio priti në Romë 60 infermierët shqiptarë që u nisën sot nga Rinasi. Di Maio pasi i përshëndeti të gjithë në distancë me dorën në zemër u shpreh se infermierët shqiptarë do të vendosen të gjithë në rajonin e Marche-s. Ai falenderoi qeverinë dhe popullin shqiptar, pasi tha se në do të llogaritet me numër popullsie dhe të infermierëve, ndihma që ka dhënë Shqipëria është nga më të mëdha të huaja për Italinë. "Falenderoj kryeministrin e Shqipërisë dhe popullin për ndihmën konkrete për Italinë në luftën kundër koronavirusit. Infermierët do të vendosen në rajonin e Marche. Nëse bëjmë krahasim me numër popullsie dhe infermierëve ndihma që i ka dhënë Shqipëria Italisë është nga më të mëdhatë nga të huajt për popullin italian" tha ai.  

  •