Arsenal e nis frikshëm sezonin e ri të Premier League, s'e llogarit fitoren me Fulham

12 Shtator 2020, 18:08

Sezoni i ri i Premier League ka nisur me një fitore spektakolare të Arsenal në derbin me Fulham. ‘Topçonjtë’ kanë marrë tre pikët me rezultatin 0-3, duke treguar që në start se këtë sezon do të synojë për shumë lart. Jo më kot edhe para pak ditëve ekipi i drejtuar nga Arteta fitoi Superkupën e Anglisë kundër Liverpool-it.

Ndeshja në Londër u zhbllokua që në minutën e 8 me Lacazzette që shënoi pas një rrëmuje në zonë. Në pjesën e dytë dyfishoi Gabriel para se Aubameyang të realizonte një supergol, duke vulosur shifrat përfundimtare.