Arsenal nuk fal as në javën e dytë të Premier League, Crystal Palace shtang M.United që në start

20 Shtator 2020, 13:04

Arsenali i Mikel Arteta-s ia ka dalë me vështirësi të marrë tre pikët në javën e dytë të Premier League, por në këtë start të sezonit po tregon se është një kockë e fortë në kampionat. ‘Topçinjtë’ në Emirates mposhtën 2-1 në derbin e Londrës Ëest Ham , që pas golit Lacazette barazoi përkohësisht në fundin e pjesës së parë. Golin trepikësh për Arsenal do ta realizonte Nketiah 5 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Ndryshe nga Arsenal qëndron situata për Manchester United, që ka zhgënjyer në javën e parë të Premier League. ‘Djajtë’ janë mposhtur 1-3 në Old Traford nga Crystal Palace, duke ulur me këmbë në tokë çdo tifoz që këtë sezon mendonte se ‘djajtë’ ishin për titull.