Anëtari i KLP Bujar Sheshi ka pyetur kryeprokuroren Arta Marku se çfarë garancie i ofron KLP, dhe a do të ishte në gjendje për t'i qëndruar larg presionit të politikës. Marku përmendi rastin e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.
"Këto dy vite kam punuar në presion politik dhe mediatik. Pa institucione të tjera. Kam dëshmuar se s'kam varësi nga politika. Kjo është bërë sa herë ka pasur një rast. Por në më shumë se një rast kam vërtetuar se s'kam lidhje me politikën. Rasti më i fundit është Agim Kajmaku. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kjo tregon se s'kam lidhje me politikën. Kam pasur mbështetje vetëm të njerëzve që kanë vlera morale dhe profesionale. Nuk kam mbështetje politike, më ka mbështetur faktori ndërkombëtar. Nëse në dy vite kam punuar e pavarur me një mandat të plotë është shumë më e thjeshtë", tha Marku.