Arta Marku i përgjigjet Ibrahimit: KLP dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin

13 Nëntor 2019, 10:26

Kryeprokurorja Arta Marku është pyetur nga kreu i KLP Gent Ibrahimi se si e sheh bashkëjetesën KLP-Prokurori e Përgjithshme. Marku tha se këto dy institucione nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin .

"KLP dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin. KLP menaxhon burimet njerëzore, por prokuroria e Përgjithshme produktin. Në ligj nuk ka shpjegim për bashkëpunim një herë në 5 vite për të caktuar numrin e përgjithshëm të prokurorëve. Por i domosdoshëm është bashkëpunimi", tha Marku.