Artan Hoxha për përplasjen në ish-Bllok: Personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinit pjestar i Forcave Komando

5 Tetor 2018, 12:31 | Përditesimi i fundit: 2018-10-05 13:42:37

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.

Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinajt është një komando

“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjestar i forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje viktimës Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar bvetëm një herë fisheku i dytë ka mbetujr në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër