Artan Hoxha: Greku ishte i shtrirë dhe i pozicionuar kundër RENEA-s kur u vra me 2 plumba

31 Tetor 2018, 21:50

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ zbuloi detaje të reja nga ngjarja ku u  ekzekutua minoritari grek në Gjirokastër. Hoxha tha se Kacifas u vra me 2 plumba, në brinjë dhe jo me snajper, por me një armë tip HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm. Në momentin e ekzekutimit, sipas gazetarit investigativ ai ka qenë i shtrirë i pozicionuar kundër RENEA-s.

Të gjitha të shtënat e tij ishin mbi makinën e policisë. Patrulla e policisë së Gjirokastrës me tre policë është njoftuar nga banorët pas ceremoninë. Shkoi në qendër të fshatit, policët kanë qenë brenda në makinë. Personi del dhe qëllon tek e tek, e ka kryer shërbimin ushtarak pranë forcave ushtarake greke. Është njeri i stërvitur. Të gjithë fishekët janë blindëshpues, prandaj te makina e policisë hyri dhe doli plumbi. Ai kishte 9 karikatorë, 270 fishekë blindëshpues. Në momentin që ka qëlluar patrulla nuk ka reaguar. Është kërkuar ndihma e policisë së Dropullit, janë nisur të katërt ata, sap i ka parë u lëshoi një breshëri tjetër. Armë ishte me shënjestër holografike. Pastaj u kërkua ndihma e RENEA-s. Ai kishte armën më të fuqishme kallashnikov. Shkoi më pas në banesë ndërroi veshjen, mori një cantë me fishekë dhe momentin kur erdhën forcat speciale. Qëllimi i RENEA-s ka qenë lokalizimi i personit. Ai hyri me 5 persona të tjerë, por ku janë ata? Shërbimet shqiptare duhet të kishin informacion për këta. Kur erdhi RENEA ai u ngjit në lartësi dhe kontrollonte të gjithë lëvizjen. Ishin 15 efektivë të RENEA. Ai ka dashur të ikë në drejtim të kufirit grek. Por mbërritja shpejt e RENEA-s prishi skemën e tij. U bënë negociata në gjuhën shqipe, iu kërkua të dorëzohej, iu bë e qartë se nuk ka rrugë tjetër veçse të shpëtojë, iu qëllua pranë. Ai tani janë gjetur 38 gëzhoja. Operacioni zgjati katër orë, nata po vinte, ishte në një zonë kufitare. Ai nuk është vrarë në distancë të afërt. Ai është qëlluar me armatimin e ri, prodhim gjerman HS-Hecler, prodhim gjerman i 2016 i kalibrit 5.65 mm, predhat janë tejeshpuese. Nga ekspertiza rezulton se u godit me dy predha në brinjë nga e majta në të djathtë. Ai nuk u vra me snajper, RENEA e kishte një tip sako bereta, kalibër 308, por nuk është përdorur, pasi plagët do të ishin. Ai ka qenë shtrirë i pozicionuar kur është qëlluar.

Artan Hoxha

Më pas gazetari investigativ theksoi se kërcënimet nga ekstremistët grekë ndaj tij kanë vijuar pas deklaratave lidhur me vrasjen e minoritarit.

Normal që kërcënimet kanë vazhduar. Nuk është problemi i madh ky, por që kemi 600 mijë shqiptarë të integruar atje dhe një klimë e tillë së pari rrezikon ata. Tjera është që hetimet të vijojnë qartësisht që të zbardhet e vërteta pa lënë asnjë fije dyshime, të jenë të palëkundura. Ka një presion të madh, që të shmanget e vërteta. Te grekët gjejnë skenarë nga më të çuditshmit. Ky i ndjeri është shtetas shqiptarë dhe grek, banonte në Shqipëri, është vrarë këtu. Hetimet duhet të kryhen nga Shqipëria dhe në fund i lind e drejta palës tjetër për ta ndjekur. Mediat greke kanë disa detaje që ne nuk i kemi, pasi agjencitë e zbatimit të ligjit atje, ministritë dhe forcat politike japin informacion. Këtu nuk flet askush.

Artan Hoxha

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se forcat speciale kanë një protokoll të fortë dhe gjithçka që ka ndodhur në operacion është e regjistruar. Sipas tij vrasja nuk mundej që të parandalohej, pasi ai refuzoi negociatat dhe vendosi në rrezik jetën e efektivëve të RENEA-s.

Unë e kam ndjekur dhe përfundimisht jam i gëzuar se RENEA në një situatë të jashtëzakonshme kryen një operacion të suksesshëm. Edhe unë kam drejtuar forcat speciale, kam qenë pjesë e RENEA, kam drejtuar forcat elitare për tre vite. Arrij në përfundimin që personi i ndjeri, kur u ekzekutua ka qenë në një vend të favorshëm, ai ishte dominues, pasi RENEA ishte poshtë. Forcat speciale bënë një tentativë për të neutralizuar. Forcat speciale kanë një protokoll të fortë dhe gjithçka është e regjistruar gjatë operacionit. Kur RENEA është në operacion, zoti për të drejtuar është komandanti i grupit. Historitë e tjera se u dha urdhër për të vrarë një grek apo çfarë flitet nuk ndodh. Hetimet do i nxjerrin. Një pjesë e shoqërisë greke është e sëmurë. Qeveria shqiptare duhet të njoftojnë vendet e BE për të ndaluar këtë situatë që nuk ka pikë logjike. RENEA menaxhoi një operacion me sukses. A mund të parandalohej vrasja? Kjo është pyetja më absurde, pasi situata ishte atje, luftë. Janë bërë të gjitha përpjekjet që ai të dorëzohej.

Shkëlqim Hajdari

Për deputetin Nard Ndoka në rritjen e tensioneve mes dy vendeve ka faj kryeministri Edi Rama.

Është një ngjarje e rëndë që ka shkaktuar tension mes dy vendeve. Ka një acarim edhe në Greqi. Janë ato qarqet që kanë qenë aktive dhe tani janë riaktivizuar, por kjo ka ndodhur prej mungesës së komunikimit të qeverisë shqiptare. Rama bënte patriotin folklorik në mënyrë artificiale dhe kjo la një shije të hidhur te institucionet greke.

Nard Ndoka

 

    No videos found.