Artan Hoxha jep detajet në Report TV për super operacionin e kokainës në Durrës

27 Shtator 2019, 14:35

Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e Report Tv, koment dhe analizë mbi operacionin "Kuito""Ky rast provon se përse në raportet ndërkombëtare thuhet që Shqipëria është një bazë operacionale e trafikut të drogës. Janë bërë disa raste ku janë kapur sasi të konsiderueshme të kokainës, që dëshmon se nuk është sasi kokaine për tregun shqiptar. Kjo është kokainë e destinuar për tregun e Bashkimit Evropian. Shqipëria është një nga degëzimet e rrugëve ndërkombëtare që çojnë kokainë në vendet e BE. Nëse dinim Roterdanim në Holandë dhe Anvers në Belgjikë, apo rruga e Spanjës, Shqipëria është bërë një aktor global. Trafik që ka fitim marramendës", tha Hoxha.