Artan Hoxha: Ju njoh me futbollin bio shqiptar, karate dhe vaterpolo, adrenalina në maksimum

17 Dhjetor 2018, 07:34 | Përditesimi i fundit: 2018-12-17 14:42:07

Gazetari Artan Hoxha sjell pamje nga ndeshja mes Orikut të Orikumit dhe Tomorit të Beratit, e cila përfundoi 1-0, ndeshja u zhvillua në një terren, që i ngjante një kënete dhe ku kishte brenda karate, kickboxing, madje dhe vaterpol.

STATUSI I PLOTË I ARTAN HOXHËS
Futboll bio shqiptar, madje dhe vaterpol, adrenalina në maksimum...

Kategoria e pare, java e 13-te, grupi B.

ORIKU i Orikumit vs TOMORRI Beratit 1-0

Ndërsa në ekranet e TV-ve shqiptare sapo kanë nisur emisionet sportive të së dielës mbrëma më kronikat e bukura të superligës, komentet dhe analizat e specialistëve, po sjell dy video dhe foto ekskluzive të kategorisë së parë të organizuar nga FSHF.

Mbase ju kam mësuar keq duke u sjell video nga ndeshje champions league kohët e fundit, me Barcelone, Real, Juventus apo Manchester United, por ndeshje si kjo ju siguroj qe nuk keni parë në ekranet tona sepse kamerat e supersport nuk shkojnë kurrë aty.  Spektakël i paparë, në një biletë ndeshje futbolli, ke brenda edhe shumë sporte të tjera, karate, kickboxing, madje dhe vaterpol.